MENU
klinika

Përfshirë Tik-tok-un

SHBA paralajmëron mbylljen e të gjitha aplikacioneve kineze të rrjeteve sociale

07.07.2020 - 10:15

Shtetet e Bashkuara janë duke parë të mundshme të ndalojnë aplikacionet kineze në mediat sociale, përfshirë edhe Tik- tokun.

Këtë fakt e ka bërë me dije sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Pompeo gjatë një interviste për medat amerikane tha se “mbyllja e mundshme e aplikacioneve kineze në mediat sociale po merret shumë seriozisht”, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Kur u pyet nëse duhej ndaluar Tik-Tok, Pompeo tha “do të shikojmë të heqim vecanërisht këtë aplikacion”. Diplomati i lartë i Uashingtonit u shpreh se njerëzit duhet të “shkarkojnë aplikacionin, vetëm nëse duan që informacioni i tyre privat të jetë në duart e Partisë Komuniste të Kinës”.

Pas deklaratave të Pompeos, ka reaguar edhe një zëdhënës i Tik Tok. “Tik Tok udhëhiqet nga një Drejtor i Përgjithshëm Amerikan, ka me qindra të punësuar dhe udhëheqës kryesorë për sigurinë dhe politikën publike këtu në SH.B.A. Ne kurrë nuk kemi vënë në dispozicion të ndonjë autoriteti të huaj, aq më pak Partisë Komuniste të Kinës, informacione personale të ndonjë individi”, tha zëdhënësi.

Komentet e Mike Pompeos vijnë në një kohë tensionimi të raporteve mes SHBA-ve dhe Kinës për tregtinë, sigurinë kombëtare dhe teknologjinë.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!