MENU
klinika

Virusi nuk u rikthye më

Shërohet pacienti i parë me HIV pa transplant të palcës kurrizore

12.07.2020 - 14:46

Një 36-vjeçar i trajtuar me një përzierje të re ilaçesh mund të jetë i pari që shërohet nga infeksioni HIV, pa pasur nevojë për një transplant të palcës së shtyllës kurrizore.

Rasti i pacientit nga Sao Paulo u analizua edhe në konferencën ndërkombëtare ”AIDS 2020”, ku ekspertët e Universitetit Federal të Sao Paolos thanë se kishin ndaluar trajtimin që në muajin mars të 2019 dhe se virusi nuk ishte rikthyer më.

Pacienti me HIV pozitiv që nga viti 2012, mori pjesë në eksperimentimin e një terapie që synonte ”shpëlarjen” e virusit nga rezervuarët që ai ka në qeliza dhe të cilat e bëjnë atë të kthehet nëse ndalohen trajtimet e zakonshme.

Shkaku... rezistenca ndaj atibiotikëve

Foshnja shtrohet me urgjencë në spital me meningjit

Mund të jenë të përbër nga alkool toksik

Kujdes nga dezinfektuesit e duarve!

Për ta ndaluar, kini parasysh 5 këshilla

Flokë të dobët që bien?