Vazhdon të rritet numri i personave të infektuar nga COVID-19, por kësaj here infektimet vijnë sërish nga radhët e policisë.
Ditën e sotme ka rezultuar i prekur nga koronavirusi shefi I Policimit në Komunitet duke e çuar kështu në 4 numrin e të infektuarve nga radhët e policies në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
Mësohet se i infektuari është një 40-vjeçar nga Berati.
Si pasojë infektimit të 4 punonjësve të policisë është vetëkarantinuar për 14 ditë edhe Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan.
Drejtori i policisë Elbasan rezultoi negativ në testin e parë, por sërish po qëndron në karantinë. Ditën e djeshme Shqipëria shënoi rekord me numrin e të infektuarve me 117 raste të reja brenda 24 orëve.