MENU
klinika

Infografiku

Shpërndarja e 700 golave të Lionel Messit

01.07.2020 - 18:52

Një vit tjetër, një tjetër moment historik për Messin. Magji që zgjat prej 16 sezonesh! Koha kalon, por ai mbetet i njëjtë. Lionel Messi vijon të mahnisë në fushën e blertë dhe këtë kujdeset ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme!

I fundit i shënuar mbrëmë ishte goli i 700 në karrierën e tij dhe pavarësisht viteve mbi supe, premton një lumë tjetër golash! Një gol, stilin e të cilit e kemi parë shpesh nga argjentinasi, por kjo panenka e bëri akoma dhe më të veçantë këtë finalizim jubilar.

Goli i 630-të i Messit për ekipin e parë të Barcelonës erdhi në paraqitjen e tij të 724-të për klubin, duke e rritur mesataren e tij të golave në ndeshje në 0.87. Messi ka shënuar një tjetër moment historik çdo dy vjet që nga shënimi i golit të tij të 300-të kundër Rayo Vallecano në vitin 2012.

Goli i 400 erdhi në vitin 2014 kundër Granada, numër 500 në 2016 kundër Valencia dhe numër 600 në 2018 kundër Atletico Madrid. Shifra të frikshme këto, të cilat e fusin në rangun e emrave që kanë shkruajtur historinë e futbollit, si Pele, Puskas, Gerd Muller dhe rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo.

Edhe pse shtatshkurtër, magjistari argjentinas na ka mësuar se di të shënojë me të dy këmbët, madje edhe me kokë, duke i dhënë akoma dhe më shumë ngjyra performances së tij. Teksa e shikon në fushë, loja bëhet akoma dhe më e bukur, më atraktive dhe nga moment në moment, ai të befason.

Specialitet: goditjet e dënimit, me saktësinë që e ka kthyer Messin në një vrasës për çdo portier. Pre e preferuar: Sevilla, ndaj të cilëve ka shënuar 37 herë. Shumica e golave të tij kanë ardhur nga këmba e majtë, 582 dhe 92 nga e djathta e tij. Vetëm 24 nga 700 golat e tij janë shënuar me kokë, ku ai më i njohuri është në finalen e Champions ndaj Manchester United.

Messi ka shënuar 441 gola në La Liga, 114 në Ligën e Kampionëve, 53 në Kupën e Mbretit, 5 në Botërorin e Klubeve, 14 në Superkupën Spanjolle dhe 3 në Superkupën Europiane. Një tjetër rekord, që ylli argjentinas e ka afër realizimit, është ai i golave zyrtarë në një klub të vetëm.

Pelé grumbulloi 643 gola me Santos, para se të nisej për te Cozmos në SHBA. Legjenda braziliane, pra, ka 18 gola më shumë sesa Messi aktualisht me Barçën. Mesatarja e golave me kombëtaren është shumë më modeste (0.51 gola për ndeshje) në krahasim me atë të arritur me Barçën (0.87 gola për ndeshje).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dueli vijon në distancë

Ronaldo-Messi, krahasimi përmes golave