MENU
klinika

Kokaina rekord

Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, gjobitet avokati i tij sepse…

07.07.2020 - 12:28

Mungesa e avokatit Maks Haxhia eshte bere shkak per shtyrjn e seances se sotme ne ngarkim te Arbër Cekajt, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.

Perballe kesaj mungese, qe sipas trupes gjykuese nuk ka qene e justifikuar me asnje dokument, avokati mbrojtes Haxhia eshte ndeshkuar me gjobe.

Mesohet se ai eshte gjobitur me 5 mije leke per mungese te panjoftuar. Arbër Çekaj dyshohet si i përfshirë në trafikun e 613 kg kokainëve, sasi kjo e cila u kap në Maminas në fund të shkurtit të 2018.

Droga ishte fshehur në kontenierin e bananeve, ku prorësitës ishte Çekaj. Nga hetimet e krimeve të Rënda rezultoi se 40-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej kokainës.

Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, dhe u prangos më vonë për t’u ekstraduar nga Gjermania.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn.