MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të mjekoj me bimë diarrenë (ose barkun e verës)?

12.07.2020 - 12:12

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të mjekoj me bimë diarrenë (ose barkun e verës)?

Përgjigjet mjeku: Është një sëmundje e shpeshtë e fëmijëve, sidomos atyre të moshave të gjirit, që takohet më shumë në stinën e verë. Nga sëmundjet preken më shumë fëmijët që janë me ushqim artificial sesa ata që janë me qumështin e gjirit. shkaktarët e sëmundjes janë mikrobet e ndryshme, më i shpeshtë është bakterium kolë, por mund të shkaktojë edhe streptokoku, stafilokoku dhe shumë mikrobe të tjera. Infektimi i fëmijëve bëhet me anë të futjes diarrea djalisë mikrobeve nga goja, me qumështin e ndotur nga duart e infektuara gjatë mjeljes, si dhe nga ushqime të infektuara, si frutat dhe perimet e palara.

-Merrni 300 gr lëvore shegë të thara e të grimcuara. Hidhen në 1 litër ujë dhe zihen derisa të mbetet gjysma e lëngut. Ena lihet e mbuluar derisa të ftohet. Kullohet dhe pihet 1 filxhan 2 herë në ditë.

-Përzihet gjysmë lugë kafeje me limontos dhe kafe të bluar dhe hahet e gjitha që në shenjat e para të diarresë. Kjo vlen për moshat e rritura.

-Merrni një grusht me gjethe ftoi dhe i zieni me 1 litër ujë për gjysmë ore. Pas zierjes i kulloni dhe në atë lëng hidhni 1 filxhan kafeje me uthull trëndafili. Nga ky ilaç i jepni të sëmurit 1 filxhan çdo orë. Po nga ky lëng i bëni kompresa të ngrohta në kërthizë.

-Merrni një dorë lëvore nga degët e reja të hithrës. I përvëloni, i thërmoni e i zieni në 1 litër ujë. Pastaj i kulloni. Nga ky ilaç i jepni të sëmurit 3 filxhana në ditë para buke.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.