MENU
klinika

Ja çfarë thonë mjekët

Si të ndihmoni një fëmijë me sjellje të pakontrollueshme?

14.07.2020 - 15:43

Nëse fëmija ka një çrregullim obsesiv-kompulsiv (OCD), ju e dini se kjo gjendje prek jo vetëm atë, por edhe tërë familjen tuaj. Udhëzimi që vijon mund t’i ndihmojë prindërit të kuptojnë më mirë OCD, të mësojnë strategji të dobishme për të mbështetur fëmijët dhe të lehtësojnë shqetësimin përreth.

Çfarë është çrregullimi obsesiv-kompulsiv?

OCD zakonisht përfshin mendime (obsesione) të pakontrollueshme, të përsëritura dhe sjellje (detyrime ose rituale) që një fëmijë ndjen një nevojë urgjente për ti bërë përsëri dhe përsëri.

Një fëmijë mund të përfshihet në detyrime ose rituale për të ulur përkohësisht shqetësimin. Gjithashtu  mund të përfundojë një detyrim sepse imagjinon se duke vepruar kështu do të parandalojë një rezultat të frikshëm. Për shembull fëmija beson se po të godasë disa herë kroskotin,mund të parandalojë një aksident. Edhe pse fëmija logjikisht mund të dijë që dy sjelljet nuk janë të lidhura, shqetësimi i shkaktuar nga të paturit e një mendimi të tillë mund të bëjë që gjasat e përplasjes së makinës të duken të mundshme nëse nuk e kryen ritualin.

Fatkeqësisht, detyrimet forcojnë obsesionet në planin afatgjatë. Kjo krijon një cikël të mbrapshtë obsesionesh, shqetësimesh dhe detyrimesh.

Si ndikon OCD në familje?

OCD nuk prek vetëm fëmijët që kanë çrregullim. Mund të ketë ndikim në të gjithë familjen, duke rezultuar në konflikte të shpeshta. Për shembull, këmbëngulja për të përfunduar detyrimet në orët dhe vendet e caktuara – siç është, në orën 9:00 në shtëpi – mund t’ju bëjë që të vononi në punë dhe fëmijët në shkollë. Familjarët  mund të ndjehen të pakënaqur për mënyrat me të cilat OCD mund të ndërhyjë në jetën e tyre të përditshme. Prindërit gjithashtu mund të ndjehen fajtorë për shkak se nuk kanë mundësi ta mbështesin mjaftueshëm fëmijën e tyre.

Si mund të mbështetni një fëmijë me OCD?

Kërkimi i ndihmës nga një profesionist me përvojë i shëndetit mendor është një mënyrë e mirë për të filluar. Strategjitë e përdorura për të trajtuar OCD shkojnë kundër instinkteve të nënës dhe babait, kështu që është e rëndësishme që fëmijët dhe prindërit të përfshihen në trajtim për të mësuar se si të menaxhojnë OCD. Këshillat më poshtë mund të ndihmojnë.

Ndjek terapi njohëse të sjelljes. Terapia konjitive e sjelljes (CBT) është një psikoterapi e specializuar që i ndihmon njerëzit të mësojnë lidhjet midis mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve, dhe të zhvillojnë mjete për të adresuar modele jo të dobishme. Një lloj i veçantë i CBT që përqendrohet në ekspozimin dhe parandalimin e reagimit (ERP) konsiderohet trajtimi standard për OCD. Ky trajtim i bazuar në prova ndihmon një fëmijë gradualisht t’i rezistojë përfshirjes në detyrime ndërsa mëson se rezultati nuk është aq i keq sa pritej – ose, të paktën, mund të tolerohet. Mundohuni të mos akomodoni. Si prind, instinkti j është të mbështesni dhe mbroni fëmijën . Fatkeqësisht, OCD ushqehet me vëmendje dhe akomodim. Për shembull, nëse fëmija ju kërkon të hapni një derë për të mos ardhur në kontakt me mikrobet, ju pa dashje forconi OCD sa herë që hapni derën. Mundohuni të kundërshtoni të merrni pjesë në rituale, edhe nëse duket e tmerrshme të përmbaheni.

Kuptoni që fëmija  ndoshta nuk po përpiqet të jetë kundërshtar. Nëse e shihni se po ju kundërshton me qëllim, mund të ndjeheni të zemëruar. Kjo mund të bëjë që ju të përfshiheni në një betejë të kotë. Mundohuni të zhvendosni perspektivat për një moment.

Obsesionet sjellin shqetësime të jashtëzakonshme. Fëmija mund të shqetësohet se nuk do të jetë në gjendje të durojë rezultatin e një detyrimi jo të plotë. Kujtoni veten se OCD është një ngacmues shumë bindës. Nuk është fëmija që  përpiqet të prishë familjen; është OCD.