MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si trajtohen hipoglicemitë?

13.07.2020 - 11:36

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si trajtohen hipoglicemitë?

Përgjigjet mjeku: Hipoglicemia përbën një urgjencë mjekësore dhe situata duhet zgjidhur menjëherë. Personat që vuajnë nga diabeti janë të ambientuar me këto situata. Rehabilitimi synon ngritjen e sheqerit në gjak në vlerat normale përmes gëlltitjes së karbohidrateve që mund të jenë në formën e sheqerit ose të lëngjeve të frutave (për shembull rreth 150 ml lëng rrushi ose portokalli).

Situata fillon të përmirësohet brenda pesë minutave, por përmirësimi i plotë arrihet pas 20 minutash.

Pastaj duhet një kontroll i plotë i organizmit për të përcaktuar shkakun e vërtetë të hipoglicemisë (sidomos te personat që shfaqet për herë të pare).

Konsultat me mjekun endokrinolog do të përcaktojnë edhe mënyrën e ushqyerjes, si edhe aktivitetin fizik të domosdoshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.