MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si trajtohet daltonizmi në jetën e përditshme?

15.07.2020 - 10:59

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si trajtohet daltonizmi në jetën e përditshme?

Përgjigjet mjeku: Është defekt i pariparueshëm. Sidomos nëse është i lindur. Shumë rrallë ndodh që të vijë si pasojë e një sëmundjeje tjetër. Nuk ka kurë për defiçencë të të parit të ngjyrave nëse kjo ka ndodhur që me lindjen. Disa raste që kanë filluar më vonë mund të ndihmohen me operacione, ndryshim mjekimesh ose trajtim të sëmundjes që e shkaktoi daltonizmin. Sidoqoftë, nëse dikush ka probleme me të parin e ngjyrave, ai ose ajo duhet të takojë një okulist. Trajtimi i shpejtë mund të parandalojë probleme gjatë viteve shkollore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.