MENU
klinika

Codex Justinianus

Si u krijua “Kodi Justinianit” dhe rëndësia që ai u jepte provincave?

05.07.2020 - 10:30

Ai ishte një nga sundimtarët më vizionarë të fillimit të mesjetës dhe i fundit nga perandorët e mëdhenj Romakë. Në veprën e tij më të madhe juridike dhe një nga arritjet më të mëdha të mesjetë, Kodeksi i Justinianit ai jep të dhëna me rëndësi për provincën më të begatë të Bizantit, Ilirikun.

Askush tjetër përveç perandor Justinianit I (483-565) nuk i përputhet këtij përshkrimi, perandor i Bizantit me origjinë ilire, nga fshati Tarius i Dardanisë. Gjatë sundimit të tij (527-565) Perandoria Bizantine arriti kulmin e saj. Pushtoi Italinë, Siçilinë, si edhe kishte një pjesë të Spanjës dhe Afrikën Veriore.

Kodifikoi të drejtën romake dhe për të mbrojtur perandorinë nga sulme barbare bëri fortifikime të shumta: Në Epirin e vjetër dhe të Ri ndërtoi 86 kështjella dhe rindërtoi 40 të reja, ndërsa në provincën ilire të Dardanisë rindërtoi 61 kështjella dhe ndërtoi 8 kështjella të reja.

Gjithashtu Justiniani vendosi sistemin e ri ligjor te perandosisë, i cili u quajt Kodeks i Justinianit duke themeluar kështu Kodin e Justinianit.

Kodeksi dhe novelat e Justinianit

Ky kodeks që mban emrin e perandorit Justinian ka qënë caktuar të përbledhë të gjitha burimet juridike të mëparshme. Për hartimin e tij u ngarkuan dhjetë juristët më të mirë, më të njohurit e kohës që nisën punën në shkurt të vitit 528 dhe e përfunduan në prill të vitit 529.

Një vlerë më vete e Kodeksit të Justinianit, duke lërë mënjanë juridiksionin, është e dhëna burimore me karakter historik, mbi krahina të ndryshme që përfshihen në përfekturën e Ilirikut.

Aty gjen shumë ligje të drejtuara sundimtarëve të kësaj prefekture. Në ato ligje trajtohen çështje me karakter ekonomik, shoqëror dhe administrativ, përfshi edhe probleme juridike të popullsisë vendore.

Të dhëna me rëndësi mbi gjendjen ekonomike dhe shoqërore të Ilirikut e të Ballkanit gjatë sundimit të Justinianit.

Në Ilirik, ku dihet se nëpërmjet detyrave provinciale, nxirren fitimet më të mëdha dhe më të shumta për nevojat shtetërore, në dikasterin e sundimtarëve të veçantë të provincave të ketë vetëm nga 100 nëpunës.

Dhe askush përtej këtij numri të mos kërkojë detyrë ose të vazhdojë të qëndrojë për shkak të butësisë të sundimtarëve.

Në këtë mënyrë në këto dikastere të mos merren në punë ata, të cilët, me pretekstin e shërbimit tërhiqen nga fitimet e mëdha, por ata që kryejnë detyrat me zellin e nevojshëm.

Ne nuk do të ishim në gjëndje as të vërenin e të tregonim se sa gjëra të këqija ndodhin për shkak të vjedhjeve të sundimtarëve të provincave meqenëse askush nuk guxon haptazi t’i dënojë, sepse ata menjëherë shfajësohen me faktin që ofiqet janë të blera.

(Shpallur me 15 prill në Konstandinopol-në kohën e konsullatës së Belizarit-viti 595).

Teksti i kodit u hartua dhe u shpërnda në gjuhën latin që ishte zyrtare e Perandorisë, ndërsa gjuha kryesore e tregtarëve, detarëve dhe qytetarëve të tjerë ishte greqishtja.
Për kolonët ilirë

Perandorët Augustë Valentinian, Valens dhe Gratian drejtuar Probit, prefektit të prefekturës. “Urdhërojmë që kolonët dhe inkuilinët në Ilirik dhe në krahinat fqinje të mos kenë të drejtë të lënë fshatin në të cilin janë caktuar të jetojnë, sipas prejardhjes dhe farefisnisë së tyre.

Harta administrative e Perandorisë Bizantine në Ballkan gjatë mbretërimit të Justinianit I.
Le të jenë robër të tokës dhe jo me detyrime taksash, por me emrin dhe me titullin “kolon”, kështu, kështu në qoftë se ikin dhe kalojnë tek një tjetër, mbasi të kthehen, të futen në burg dhe të dënohen.

Të dënohen edhe ata që kanë menuar se mund të pranojnë një kolon të huaj dhe të panjohur, duke rivendosur punën dhe dëmet që kanë pësuar vendet që kanë pësuar vendet e braktisura prej tyre, dhe duke paguar gjobën, caktimin e së cilës e lëmë në dorën e gjyqtari.

Bile edhe zotëruesi i tokës që do të diktohet se ka pasur kolonë të huaj të detyrohet sipas karakterit të akuzës t’i nënshtrohet dënimit, pa u marrë parasysh mosditja për justifikim.

Si dëshmi për krimin është i mjaftushëm fakti se ka mbajtur pranë vetes një të panjohur. Dhe në qoftë se ndokush në krahinat e përmendura pranon skllavin, të mos merret parasysh mosditja për justifikimin, por të dënohet katërfish. Duke paguar dëmet dhe humbjet e pësuara.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit