Njerëz që përdorin pajisje që mbahen në dorë, në kafene apo makina me televizorë mund të duket si një fotografi që përkojnë me realitetin tonë, por këto imazhe vijnë në një film francez të vitit 1947.
Filmi me titull “Télévision: Oeil de Demain” ose “Televizioni: pamja e të nesërmes”, jo vetëm që parashikon një sërë pajisjesh teknologjike të ditëve moderne, por tregon dhe sjelljen e njerëzve gjatë përdorimit të tyre.
Në film, mund të shikohen njerëzit ndërsa përplasen me njëri-tjetrin teksa shohin pajisjen që kanë në dorë, apo duke u përplasur me makinën që drejtojnë pasi shpërqendrohen nga ekrani i vendosur në kabinë.
Filmi bardhezi është prodhuar pas Luftës II botërore, bazuar në një ese nga Rene Barjavel, me regji nga J.K. Raymond-Millet.
Edhe pse Barajavel, nuk i ka parashikuar me përpikmëri smartfonët e ditëve të sotme, ka goditur me sjelljen e njerëzve kur kanë në përdorim këto pajisje.