MENU
klinika

Çfarë pritet?

Situata politike e trazuar, Basha mbërrin në Presidencë

15.07.2020 - 10:46

Lulzim Basha ka mbërritur në Presidencë para pak minutash ku do të takohet me Presidentin Ilir Meta. Lideri demokrat ishte i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet mes Metës dhe Bashës, por ditët e fundit situata politike është trazuar sërish, pasi kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore.