MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 36

Skënderbeu turpëron Partizanin, kap vendin e 4-t

29.07.2020 - 21:43

Këtë mbrëmje Superiorja ka ulur përfundimisht siparin për këtë sezon. Skënderbeu-Partizani dhe Teuta-Laçi ishin dy ndeshjet e fundit të luajtura sot. Partizani është dorëzuar i gjithi në Korçë, ku është shpërfytyruar me 4 golat e pësuar.

4-1 ishin shifrat e takimit, ku edhe goli i vetëm i të kuqve u shënua nga mbojtësi i Skënderbeut. Daja nuk ka treguar mëshirë ndaj atij që me shumë mundësi do të jetë edhe e ardhmja e tij, ndërsa ky rezultat shërben si pasqyra më e mirë e Partizanit të këtij sezoni.

Në Durrës Teuta është mposhtur me shifrat 2-3 nga Laçi, duke humbur kështu edhe vendin e 4-t në kampionat, të cilin ia ka dorëzuar Skënderbeut. Suksesi nuk i takon vetëm ekpit kurbinas, pasi është edhe një arritje personale për Nuabueze që rrëmben “Këpucën e artë” në këtë sezon të Kategorisë Superiore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Play-Off i Kategorisë së Parë

Gol në limit, Besëlidhja shpreson te Superliga