Margaret Hasllëk (1885-1946) lindi në Moraushire. Kreu studimet e larta në Universitetin e Aberdinit në vitin 1907 në degën klasike dhe më pas studio në Kembrixh për jurisprudencë.
Në vitin 1907-1911 punoi në shkollën britanike të Athinës ku qëndroi deri në vitin 1916. Ka ardhur në Shqipëri më 1919 dhe gjatë viteve 1927-1939 banoi në Elbasan.
Bëri studime në krahinat e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. I vizitoi shpesh këto vise dhe grumbulloi mjaft material, kryesisht për të drejtën e dokeve, zakoneve, koleksione etnografike dhe fotografi të objekteve të natyrës shqiptare.
Në vitin 1932, botoi me ndihmën e Aleksandër Zhavanit, Dhimitër Paparistos dhe Parashqevi Gignosit “The Unwritten Laë in Albania”, Kembrixh, 1954 (Ligji i pashkruar shqiptar). Këtë libër ajo ia kushtoi mikut të saj, Lef Nosit.
Libri është një përmbledhje e së drejtës dokësore me 25 probleme të radhitura. Ka botuar studime, vepra e artikuj në revista të kohës si: “The Nonconformist Mosleme of Albania” (Myslimanët jokonfromistë të Shqipërisë), 1952, “Pysiological Paternity and Paternity and Belated Birth in Albania” (Atësia psikologjike dhe lindja e vonë e shqiparëve), 1932, “Binde-Prince in Albania a Homerio Paralei” (Blerja e gruas në Shqipëri një përrallë homerike), 1933, “Një kult i malit në Shqipërinë e Jugut” në shkallë kombëtare.
“The Nonconformist Mosleme of Albania” (Myslimanët jokonfromistë të Shqipërisë), 1952
Gjithashtu botoi studime në revistën e Shoqatës antropologjike Mbretërore, broshura në dy gjuhë (shqip-anglisht), nja fjalor shqip-anglisht, një gramatikë e shkurtër e shqipes, ku në mes tyre janë 16 përralla në gjuhën shqipe bashkë me përkthimin anglisht, që autorja i ka mbledhur, siç pohon ajo, nga goja e 13 djemve e vajzave elbasanase (jep dhe emrat e tyre).
Përralla janë shkruar sipas theksit të Elbasanit.
Libri i saj është bazë për albanologët dhe etnografë vendas dhe të huaj.
Aty pasqyrohet me hollësi mënyra e jetesës, zakonet përbërja e familjes, jeta fisnore, funksionimi i kuvendeve fisnore dhe i së drejtës së pashkruar, si dhe krimet kundër pronës e përsonit, normat e rregullimit të tyre dhe ato të hakmarrjes.