08.07.2020 - 19:12
Pas QSUT-së, duket se në bazë të të dhënave për të prekur me Covid, edhe Spitali i Elbasanit po kthehet në një vatër infeksioni.
Ndërsa një ditë më parë u konfirmua se 4 infermiere të maternitetit rezultuan pozitive me koronavirus, sot raportohet se kanë rezultuar të prekur nga Covid edhe 4 infermierë të tjerë, së bashku me një mjek pediatër.
Sipas burimeve bëhet fjalë për dy burra dhe dy gra, pjesë e stafit të bluzave të bardha të spitalit.
Një ditë më parë u mbyll reparti i Gjinekologjisë dhe pacientët e personeli i këtij pavioni u transferuar në një tjetër ambient të qendrës spitalore.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kush thyen urdhrin i hiqet patenta
Dita e dytë e shtetrrethimit! Më pak makina se dje në qarkullim!
Tanimë 5 qytete të prekura
23 të infektuar me koronavirus në Shqipëri, zgjerohet harta
Ilaçe për 308 pensionistë