MENU
klinika

Serie A, Java 30

Strakosha i pafat, Milan turpëron Lazion në “Olimpico”

04.07.2020 - 22:40

Titulli kampion për Lazion duket se mbetet thjesht një ëndërr. Kjo pasi bardhekaltrit janë mposhtur 0-3 nga Milan në “Olimpico”. Janë kuqezinjtë ata që besojnë tashmë se një vend në Europë nuk është tabu.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 23-të. Autori i goli ka qenë Calhanoglu, i cili ka mposhtur Strakoshën me një super goditje nga jashtë zone. Edhe Zlatan ka qenë protagonist me asistin për turkun.

Milan ka gjetur shumë shpejt edhe golin e dytë kundër Lazio-s. Kuqezinjtë kanë dyfishuar në minutën e 34-t me një penallti të Zlatan Ibrahimovic. Në fakt, Strakosha e ka pritur fillimisht gjuajtjen e suedezit, por nuk ka arritur ta kontrollojë topin që ka përfunduar në rrjetë.

Me të nisur pjesa e dytë, Ibra zëvendësohet nga Rebic. Ky i fundit shënon golin e tretë në minutën e 59-të. Rebic është harruar nga mbrojtja vendase dhe ka ndëshkuar Strakoshën me lehtësi. Minuta ka plot, por jo gola. Renditja flet vetë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN