Me datë 25 prill të vitit 1762, gjatë një udhëtimi nga Venediku për në Francë, pasi ndalet në Ferrarë, shkrimtari Carlo Goldoni i shkruan një letër të gjatë në vargje mikut të tij Niccolo Balbi ku i tregon për shfaqjen që ai shfaqi dhe se si ajo u prit.
Më poshtë janë letra në italisht dhe në shqip, marë nga revista “Shejzat”, nr 3-4, viti 2016:
Per frame una finezza i a recita
Gl’innamorati, e ho visto veramente
Quanto son compatido in sta cita.
Piase la compagnia comunemente
Ma, a dita universal, sto ano gnancora
No i ha visto in teatro tanta zente;
E i l’ha godesta, e i la voleva ancora,
Ma ai Comedianti ghe premeva far
El Schanderbech, che la bell’Arte onora.
Për me më ba nderë vunë në skenë [komedinë time]
“Të dashunumeit” dhe pashë përnjimend
Sa fort më duen në këtë qytet [Venedik].
Të gjithëve iu pëlqen kjo trupë
Por me sa thonë të gjithë, këtë vjetë
Nuk ka pasë shumë spektatorë në teatër;
E iu ka pëlqye fort e kërkoshin përsëritje,
Por aktorëve iu interesonte me vu në skenë,
“Skanderbeg”-un që nderon artin e bukur [teatral].
Pra, Goldoni ankohet se trupa e teatrit “San Luca”, e cila interpretonte edhe në Ferrarë, në vend që të tregohej e gatshme për të përsëritur në skenë komedinë e tij “Të dashunuemit”, po ngutej të interpretonte komedi të artit me të cilat do të korrte sukses tek shikuesit, siç ishte komedia e artit “Skënderbeu”, e cila, flet me ironi Goldoni, “asht ndera e artit skenik”.
Ky sukses vërtetohet edhe sot, pasi nga viti 1758 deri në vitin 1769, Schanderbech” u vendos katërmbëdhjetë herë në skenë në Venedik, Padova, Verona e Torino. Shfaqja e kësaj komedie ishte njëkohësisht me komeditë e Goldonit, prandaj duket kjo “konkurrencë” mes tyre.