MENU
klinika

Nxjerr papritur albumin e saj të tetë ‘Falklore’

Taylor Swift surprizon fansat

24.07.2020 - 14:40

Titullohet ‘Falklore’ surpriza që Taylor Swift ka përgatitur për fansat e saj. Mbretëresha e muzikës pop ka nxjerrë në mesnatë albumin e saj të tetë, të përbërë tërësisht nga këngë të reja.

‘Shumë nga gjërat që kisha përgatitur të bëja këtë verë nuk janë realizuar, por kam diçka që nuk e kisha programuar dhe që në fakt ndodhi’, ka shkruar fituesja e dhjetë çmimeve Grammy në profilin e saj Instagram. Koleksioni i këngëve përfshin tituj si “Epiphany”, “Peace”, “The Last Great American Dinasty” e “Illicit Affairs”, dhe është albumi i tetë i artistes dhe e para pas ‘Lover’ të 2019.

Një disk që lindi në Lockdown. “Sonte në mesnatë do të publikoj një album tërësisht të ri, në të ciin kam rezervuar çdo kapriço timen, ëndërr, frikë dhe meditim”, kishte shkruar disa orë më parë Swift në rrjetet sociale.’Kam shkruar dhe e kam regjistruar këtë muzikë në izolim, por kam arritur të bashkëpunoj me disa nga miqtë e mi heronj muzikor’, mes të cilëve Jack Antonoff, Bon Iver, Aaron Dessner i grupit “The National’ dhe William Bowery”.