MENU
klinika

Një hap i madh në karrierë!

Tayna nënshkruan kontratë me “Sony Music”!

09.07.2020 - 16:53

Tayna po i ngjit me shpejtësi shkallët e suksesit të saj dhe tashmë është kulmin e karrierës shumë të merituar.

Në pak kohë, reperja arriti të bëhej një ndër emrat më të njohur të muzikës dhe sigurisht mundi i saj është shpërblyer!

Vetëm pak më parë, Tayna ka bërë të ditur në Instagram se ka hedhur një hap të madh në karrierën e saj.

Ajo ka njoftuar se ka lidhur kontratë me “Sony Music” në Gjermani, një prej shtëpive diskografike më me emër në botë.

“Jam shumë e lumtur që rashë dakord të bashkëpunoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ramë dakord se së bashku mund të bëjmë një hap të madh. Kështu, unë do të vazhdoj të zhvillohem nga ana artistike dhe të fokusohem totalisht në muzikë.”- shkruan reperja krahas postimit.

Të shumtë janë miqtë, kolegët e fansat që e kanë uruar Taynën për këtë arritje, duke u shprehur se ky ishte vendimi më i mirë që mund të merrte.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?