MENU
klinika

Si vepronte grupi i hajdutëve

Trafikonin vepra antike, arrestohen 3 persona në Durrës

07.07.2020 - 07:37

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Durrës, të cilët kanë tentuar të shesin dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore, me vlerë 18-25 mijë euro secila.

Këto dy vepra antike ishin vjedhur në Apoloni.

Bëhet me dije se në pranga janë vënë Altin Veizaj, 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit; Alban Vrapi, 37 vjeç dhe Roland Zaimi, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas policisë, A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Antikat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës dhe u finalizua pas tri javë hetimesh.

Sekuestrohen dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore.

Veprat do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas disa javë hetimesh të kryera për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Antikat”.

Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit:

A. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit;

A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.

Veprat antike:

107409069_889238684891297_438805420160579080_o.jpg107089034_889238634891302_5229678730662059318_o.jpg