MENU
klinika

"Në asnjë moment të mos rrëshqasë në nivel teknik"

Thaçi i prerë: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

24.07.2020 - 10:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të qartë para kryeministrin Hoti se dialog me Serbinë duhet të përfundojë ne njohje reciproke dhe në asnjë moment të rrëshqasë në nivel teknik.

Thaçi tha se në takim u diskutua për situatën me COVID-19, koordinatorin Hyseni si dhe dialogun. Teksa BE udhëheq tashmë dialogun Thaçi ka kërkuar që pjesë e kësaj udhëheqjeje të jetë edhe SHBA.

“Është jetik që të ndodhë bashkëpunimi institucional dhe të jemi bashkë në tema me interes për vendin. Diskutuam se si ta kalojmë sa më mirë, lehtë e shpejtë Covid-19. Biseduam edhe për zhvillimet lidhur me dialogun, unë kam mirëpritur emërimin e Skënder Hysenit si koordinator.

Është me interes që të ndodhë ky dialog. Duhet të ndodhë njohja reciproke dhe në asnjë moment të mos lejojmë që ky proces të rrëshqasë në nivel teknik.’’- tha Thaçi.