MENU
klinika

Elbasan

Theu masën e sigurisë dhe bëri dy vjedhje, arrestohet 19-vjeçari

02.07.2020 - 08:40

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i dy vjedhjeve.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë  O. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, i cili ishte në ‘arrest shtëpie’, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, por 19-vjeçari nuk e rrespektonte këtë masë dhe lëviste i lirë.

Dyshohet se 19-vjeçari në muajin qershor ka bërë dy vjedhje.

-Më datë 27.06.2020 në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit K. M., ku ka marrë mallra të ndryshme me vlerë 20.000 lekë.

-Më datë 17.06.2020, në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në magazinën në pronësi të shtetasit P. D.

Njoftimi policisë:

Theu masën e sigurisë dhe dyshohet si autor i dy vjedhjeve, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

O. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Mengël, Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 19-vjeçari nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës dhe pasi kanë ushtruar kontroll për zbatimin e masës së sigurisë, nuk e kanë gjetur në banesë. Pas kontrolleve të shumta Policia ka gjetur dhe arrestuar shtetasin O. Sh., i cili ishte në lëvizje.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit dyshohet se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve, konkretisht:

  • Më datë 27.06.2020 në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit K. M., ku ka marrë mallra të ndryshme me vlerë 20.000 lekë.
  • Më datë 17.06.2020, në fshatin Mengël, Elbasan, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në magazinën në pronësi të shtetasit P. D.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.