MENU
klinika

Premier League, Java 33

Tottenham mposht Everton me një autogol

06.07.2020 - 22:00

Ndodh edhe kështu në Premier League. Një autogol dhe Tottenham fiton në shtëpi 1-0 ndaj Everton. Një sukses që rikthen “Spurs” te fitorja, por të besuarit e Mourinhos ngelen larg zonës europiane.

Ishte një autogol që çoi rezultatin në 1-0 në minutën e 24-t në pjesën e parë. Lo Celso gjuajti drejt portës, por sfera u përplas në trupin e Micheal Keane dhe u ndal në rrjetë. Ky gol rezultoi vendimtar për fatet e takimit.

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në pushimin e pjesëve. Portieri dhe kapiteni Hugo Lloris sulmoi Son. Francezi ishte shumë i nervozuar me koreano-jugorin që reagoi menjëherë keq dhe duhej ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të shmangur përplasjen fizike mes palëve.

Pjesa e dytë pati ritëm shumë të kënaqshëm, por munguan golat. Everton humb pas 3 ndeshjeve dhe mbetet në mesin e renditjes. Carlo Ancelotti arriti ta shpëtojë skuadrën, pasi gjendej e rrezikuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN