MENU
klinika

Premier League, Java 34

Tottenham ngec sërish, Europa më larg

09.07.2020 - 20:00

Tottenham është ndalur përsëri, kësaj here në fushën e Bournemouth, duke mos shkuar më shumë se një barazim 0-0. Një pikë që vlen shumë pak për të dyja skuadra, për Tottenham në Europë dhe për Bournemouth në luftën për mbijetesë.

Spurs kanë shpëtuar në fundin e ndeshjes kur u është anuluar nga VAR një gol i vendasve. Tottenham është 3 pikë larg zonës europiane, ndërsa Bournemouth është në zonë e ftohtë.

Edhe ndeshja tjetër Everton-Southampton ka përfunduar në barazim, por 1-1. I përhershmi Danny Ings ka kaluar në avantazh Saints në minutën e 31-të, tri minuta pasi shoku i tij i skuadrës Ëard-Proëse humbi një penallti.

Skuadra e Ancelotti-t është kundërpërgjigjur në minutën e 43-të me një gol të Richarlison, i cili ka marrë një pasim të jashtëzakonshëm nga Digne. Dy skuadrat ndodhen në mesin e renditjes dhe duket se nuk kanë synime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN