MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Tragjedia, kampioni i botës gjendet i vdekur

08.07.2020 - 14:01

Një tragjedi ka ndodhur në Australi. Dy herë kampioni i botës në disiplinën e snoëboard, Alex Pullin, është gjetur i vdekur në det, ndërkohë që ishte duke bërë peshkim nënujor, pasioni i tij.

Pullin, 32 vjeç, ishte një nga më të fortët në botë në këtët disiplinë dhe ka qenë mbajtës i flamurit të Australisë në Lojërat Olimpike Dimërore “Sochi 2014”. Ai ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2010 dhe atij 2018.

Pullin është gjetur pa ndjenja në ujë nga një tjetër peshkatar që po zhytej në det dhe më pas është nxjerrë në breg nga rojet bregdetare. Edhe pse mjekët që mbërritën me urgjencë tentuan ta rikthejnë në jetë, nuk ia dolën dot mbanë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN