MENU
klinika

Në skuadrat që drejtuan

Trajnerët që harxhuan më shumë në merkato

10.07.2020 - 15:20

Për të ndërtuar një skuadër, duhet të shpenzosh shumë para! Është kjo idea që qarkullon në thuajse shumicën e skuadrave elitare në glob, por ka edhe nga ata që shpenzojnë pak, megjithatë fitojnë shumë.

Ka shumë trajnerë që, përveçse bëjnë një punë të mirë në organizimin e skuadrës dhe në dhomat e zhveshjeve, kanë një peshë të konsiderueshme në zgjedhjet e lojtarëve të skuadrave të tyre. Shumë prej tyre mendojnë të hedhin para “lumë” në merkato dhe disa të tjerë tregohen kurnacë.

Në listën e kurnacë bën përjashtim Jose Mourinho. Portugezi ka zbrazur 1.59 miliardë euro nga arkat e klubeve të tij, por rezultati nuk është ai që pritej. Nën drejtimin e Manchester United ai ofroi shumë talentë dhe cilësi, por vetëm me fat, pas fitores së Europa League arriti të kualifikohej në Champions, pasi gjatë sezonit la shumë për të dëshiruar.

Edhe aktualisht, vetëm një mrekulli do e kualifikonte në Kupat e Europës, Tottenhamin e tij. Por nëse Mourinho ka shpenzuar kot, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Pep Guardiolën. Rivali i tij spanjoll ka ofruar 61 futbollistë për 1.32 miliardë euro, megjithatë kanë dhënë frytet e saj.

Dy Champions League, tre Superkupa Europe, 3 Kupa Bote për klubet dhe 8 kampionate janë vetëm disa nga arritjet e Guardiolës, që e kanë shndërruar atë në trajnerin më produktiv dhe fitues të viteve të fundit.

Massimiliano Allegri mund të krenohet me sukseset radhazi në Serie A, Kupë Italie dhe Superkupë, por kur bëhet fjalë për shpenzimet, ai kursehet. Italiani ndodhet vetëm i pesti në klasifikimin e trajnerëve që janë dorëlëshuar kur bëhet fjalë për merkato. Ai ka ofruar 95 futbollistë për 1.06 miliardë euro, duke qenë shumë larg kolegut të tij Jose Mourinho.

 

TRAJNERËT QË HARXHUAN MË SHUMË NË MERKATO

10.Conte – 78 blerje për 821,69 milionë euro

9.Benitez – 101 blerje për 824,87 milionë euro

8.Valverde – 53 blerje për 849,13 milionë euro

7.Ëenger – 85 blerje për 892,47 milionë euro

6.Simeone – 66 blerje për 932,54 milionë euro

5.Allegri – 95 blerje për 1,06 miliardë euro

4.Pellegrini – 86 blerje për 1,13 miliardë euro

3.Ancelotti – 81 blerje për 1,29 miliardë euro

2.Guardiola – 61 blerje për 1,32 miliardë euro

1.Mourinho – 99 blerje për 1,59 miliardë euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Surprizon trajneri i ardhshëm i Chelsea

10 trajnerët më të paguar në Premier League!

Nga thonjtë e paprerë, te hotelet

Asnjë si Sarri, trajneri më supersticioz në botë