MENU
klinika

La Liga, Java 35

Tri fitore radhazi, Sevilla arrin Atletico Madrid

09.07.2020 - 23:02

Pjesëmarrja në Champions League për sezonin e ardhshëm nuk duket problem për Sevilla-n, që ka fituar 2-1 në fushën e Athletic Bilbao dhe arrin Atletico Madrid në vendin e tretë me pikë të barabarta.

Një sukses që erdhi më përmbysje në pjesën e dytë nga Sevilla. Capa shënoi në 28’ për Bilbao dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të vendasve, që dukeshin superiorë.

Në të dytën ndryshon gjithcka. Përmbysja do të vinte në harkun kohor të 4 minutave. Banega në 70’ dhe El Haddadi në 74’ i dhanë tri pikë shumë të vyera skuadrës në një transfertë të vështirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN