MENU
klinika

Shkak taksa dixhitale

Trump ‘hakmerret’ ndaj Francës, vendos tarifa mbi mallrat

11.07.2020 - 11:25

Administrata Trump vendosi tarifa 25% në vlerën e 1.3 miliardë dollarëve mbi mallrat franceze të Premten, por do të ngrijë mbledhjen e taksës për shkak të krizës së koronavirusit.

Tarifat janë duke u vendosur pas taksës së Francës për kompanitë e mëdha të teknologjisë që SH.B.A. thotë se padrejtësisht është sulm mbi kompanitë amerikane.

Ligji francez, i quajtur “Gafa” për Google, Amazon, Facebook dhe Apple, vendos një taksë prej 3% për qarkullimin dixhital të kompanive (reklamat dhe komisionet) në Francë dhe ka të bëjë me kompanitë që bëjnë të paktën 750 milion € në nivel global dhe 25 milion € në Francë.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në janar se ai kishte një “diskutim të shkëlqyeshëm” me presidentin amerikan dhe se ata “do të punojnë së bashku për një marrëveshje të mirë për të shmangur çdo përshkallëzim të tarifave”.Ministri francez i ekonomisë Bruno Le Maire gjithashtu tha që në janar vendi do të vonojë mbledhjen e taksës. Diskutimet globale për një taksë dixhitale u vonuan më pas nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për shkak të pandemisë. Tarifat amerikane do të përfshijnë kozmetikën dhe çantat e dorës, sipas një deklarate zyrtare të marrë nga AFP.

Tarifat shtesë do të vonohen deri në fund të vitit për shkak të krizës së vazhdueshme të koronavirusit, tha në një deklaratë përfaqësuesi i tregtisë amerikane Robert Lighthizer. Prandaj tarifat nuk do të hyjnë në fuqi deri në janar 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën


Çfarë është strategjia “Anakonda” e Pekini

Kina rrethon Tajvanin, harta e publikuar alarmon Uashingtonin

Paralajmërimi dramatik i shefave të inteligjencës

Gjermania e bindur, Rusia do të sulmojë NATO-n!

Analiza e DW: Izraeli mund të godasë objekte të naftës

Tensionet në Lindjen e Mesme rrezikojnë ekonominë globale!