MENU
klinika

Premier League, Java 35

United e pëson “in-extremis”, humb shansin e artë

13.07.2020 - 22:01

Pas katër fitoreve radhazi, Manchester United është ndalur atëherë kur nuk pritej. “Djajtë e Kuq” kanë pësuar gol në sekondat e fundit dhe përballë Southampton në “Old Trafford” e kanë mbyllur në 2-2.

Ndeshja nisi shumë keq për të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer, që pësuan gol që në start. Pogba gaboi në minutën e 12′ duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve të përfitojnë dhe të shënojnë për 0-1.

Vendasit reaguan shpejt me Rashford dhe Martial që kthyen rezultatin brenda 3 minutave. Të dy gola shumë të bukur! Pjesa e dytë pa një United në kërkim të golit të qetësisë, por nuk ndodhi kështu. Në fund, Southampton barazoi me Obafemi. Një gol që mund t’u heqë Championsin ekipit të “Djajve të kuq”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN