MENU
klinika

Premier League, Java 33

United fantastik, kap vendin e katërt

04.07.2020 - 17:01

Tri fitore radhazi, 11 gola të shënuar, Manchester United arrin vendin e katërt në Premier League. Djajtë e Kuq përmbysën në shtëpi sot 5-2 Bournemouth. Një fitore me aromë Champions për sezonin e ardhshëm.

Miqtë shënuan me Stanislas, por Greenwood, Rashford dhe Martial kthyen avantazhin në Old Trafford. Golat e sulmuesve bënë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 3-1 për vendasit.

Situata nuk ndryshoi në pjesën e dytë, madje mund të konsiderohet një fotokopje e së parës. Joshua King ngushtoi shifrat në 3-2 me anë të një penalltie, por shumë shpejt Greenwood dhe Bruno Fernandes vulosën gjithçka për 5-2.

Leicester fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Crystal Palace. “Dhelprat” morën 3 pikë të arta që i mbajnë të qetë në vendin e tretë. Iheanacho dhe Vardy (dy herë) ishin autorët e golave. Sulmuesi anglez shënon golin e tij të 100 në Premier League. Një shifër shumë impresionuese.