MENU
klinika

Kanye West dhe deklarata e frikshme

“Vaksina kundër Covid paralizon fëmijët”

10.07.2020 - 13:19

Në një kohë kur bota mezi pret vaksinën kundër Covid-19 si shpresën e vetme për t`iu rikthyer pa frikë normalitetit, Kanye West ka thënë: “Vaksina kundër Covid paralizon fëmijët”.

Sipas West vaksina po krijohet për të kontrolluar masën dhe jo për të kuruar virusin. Edhe pse nuk është mjek dhe autoritet në këtë fushë, deklarata e tij la frikësuar njerëzit në rrjete sociale.

Nuk është e para herë që reperi çudit këtë javë.

Fillimisht tha se do të hedhë kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara. Ndoshta këtu e ka zanafillën edhe kjo deklaratë. Trump mezi e pret atë, kurse Kanye jo.