MENU
klinika

Prezent do të jetë dhe...

Vazhdimi i dialogut, takohen sot në Bruksel Hoti e Vuçiç

16.07.2020 - 07:13

Dialogu Kosovë-Serbi mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, do të vazhdojë sot pasdite në Bruksel. Takimi është parashikuar të nisë në orën 16:00, ka bërë të ditur Bashkimi Evropian përmes një njoftimi.

Në këtë takim, përveç Hotit e Vuçiçit prezent do të jetë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

“Pas rikthimit virtual të dialogut Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga Bashkimi Evropian, të dielën më 12 korrik, një takim i dytë i nivelit të lartë do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik. Nikoqir i takimit me prani fizike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Dialogu është paraparë të fillojë në orën 16:00. Përfaqësuesi i lartë do të japë një deklaratë për media para fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak, në fund të takimit. Për shkak të kufizimeve të lidhura me coronavirus, nuk do të ketë qasje të mediave në ndërtesën e EEAS-së”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Birn/ Reportazhi: Ne nuk mund të lejojmë që...

Marrëveshja Kosovë-Serbi s’duhet të anashkalojë krimet e luftës

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’

Samiti virtual i Parisit/ Vuçiç: Serbia s’pranon ultimatum!

Hoti: Territori i Kosovës dhe Kushtetuta të paprekshme!


Rritet pakënaqësia ndaj Vuçiç

Mijëra studentë mbushin rrugët e Beogradit

Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”