MENU
klinika

Divorci më i tmerrshëm në Hollywood

Vazhdon beteja ligjore Johnny-Amber

21.07.2020 - 16:26

Beteja ligjore e Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes, Amber Heard, është një nga çështjet më të diskutuara të momentit dhe janë përfolur shumë për detajet tronditëse të martesës së tyre.

Së fundmi ish-bashkëshortja e Johnny Depp, Amber Heard ka deklaruar se aktori e ka kërcënuar disa herë se do ta vrasë. Amber në një deklaratë të shkruar me 39 faqe dhe dorëzuar në Gjykatën e Lartë në Londër, ku po zhvillohet dhe gjyqi për padinë e aktorit kundër tabloidit britanik Sun. Kjo e fundit e kishte quajtur aktorin “një rrahës femrash”.

Procedimet ligjore të një prej divorceve më të këqija në Hollywood janë pasuruar kështu me detaje shqetësuese të reja mbi jetën e martuar të dy yjeve. Deklaratat e Amber janë me të vërtetë shokuese.

“Disa incidente ishin aq serioze sa kisha frikë se mos më vriste sepse kur ai humbte kontrollin shkonte shumë larg. Ai në mënyrë të qartë kërcënoi se do të më vriste shumë herë, veçanërisht në fund të marrëdhënies sonë, “tha aktorja 34-vjeçare shkruan Daily Mail.

Depp ishte i fiksuar me pamjen fizike të gruas së tij dhe i drejtohej me fyerjeve seksiste kur të vishte disa rroba.

“Abuzimi fizik përfshinte grushta, shuplaka, shkelma, goditje të kokës dhe mbytje. Më tërhiqte prej flokësh duke më shtyrë në tokë dhe më hidhte objekte, si gota shishe etj”- ka thënë aktorja Amber Heard për ish-bashkëshortin e saj.