MENU
klinika

"Negocioj me Perëndimin jo me shqiptarët"

Vuçiç i prerë: Harrojeni ta njohim pavarësinë e Kosovës!

03.07.2020 - 09:16

Ndonëse ishin pranë një takimi në datë 27 qershor, duket se Beogradi zyrtar nuk do t’i ndryshojë qëndrimet për vazhdim të bisedave me Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç Serbia tha të enjten (2 korrik) se do të luftojë për të mos qenë fajtore për mungesë të dialogut, shkruan b92.net.

“Do të luftoj për të mos qenë fajtorë për mungesë të dialogut. Ne këtu bisedojmë dhe negociojmë me perëndimin, e jo me shqiptarët”, – tha Vuçiç.

I pari i shtetit serb nuk sheh zgjidhje për Kosovën. Por që të pranojë pavarësinë e Kosovës nuk është opsion për Vuçiçin.

“Të njohim pavarësinë e Kosovës – këtë harrojeni. Nuk shoh zgjidhje. Kur e kam parë, të gjithë më janë hedhur në qafë”, – ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ka thënë më herët se rruga evropiane mund të ndërpritet nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN