MENU
klinika

Takimi me Presidentin francez

Vuçiç sot e nesër në Francë, temë kryesore Kosova

09.07.2020 - 09:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë një vizitë dyditore në Francë sot dhe nesër. Gjatë ditës së parë të vizitës, shefi i shtetit serb do të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Paris, Vuçiç do të marrë pjesë në një video-konferencë të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media e Presidentit të Serbisë.

Edhe pse ekzistonte një ide që Macron dhe Merkel të sillnin përfaqësuesit e të dyja palëve, Aleksandar Vuçiçin dhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, në të njëjtën tryezë, takimi do të mbahet ende në një mënyrë virtuale, raporton Danas

“Kjo është një sekuencë logjike e ngjarjeve. Gjithçka që ne bëjmë si BE dhe si shtete anëtare, ne po e bëjmë me qëllim të rifillimit të dialogut,” tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Takimi i 12 korrikut në Bruksel mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë organizohet nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, dhe do të kryesohet nga i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi i Vuçiç pas protestave

Serbia heq dorë nga shtetrrethimi


“Rusia e Kina kanë zgjeruar ndikimin në rajon”

Kurti: Serbia do të jetë rrezik për sigurinë e Kosovës dhe…

Deri tani 13 persona kanë humbur jetën

Pamjet/ Shembet streha në stacionin hekurudhor në Serbi

"Projektligjet për serbët në Kosovë nuk i shkelin zotimet e dialogut"

U kritikua nga SHBA dhe BE, reagon Serbia