MENU
klinika

Ndeshja "play-out"

Werder Bremen nuk fiton, rrezikon Bundesligën

02.07.2020 - 21:27

U mendua që pas sigurimit të pozicionit të “play-out” në ndeshjen e fundit Werder Bremen do ta kishte të lehtë qëndrimin në Bundesliga, por të paktën në ndeshjen e parë shtesë, rreziku i rënies është konstant. Kjo pasi në fushën e vet Bremen barazoi 0-0 me Heidenheim, skuadër që siguroi vendin e tretë në Bundesliga 2.

Milot Rashica është aktivizuar për 90 minuta të plota. Një paraqitje e mirë e mesfushorit të Kosovës, që pritet këtë verë të kalojë te Leipzig ose më e mira e mundshme te Dortmund, por ka zëra edhe për në Serie A, ku Milan duket më i interesuari.

Në fund Bremen rrezikoi shumë, pasi në minutën e 87-të mbeti me 10 lojtarë, kur Moisander merr kartonin e dytë të verdhë. Ndeshja e kthimit do të luhet më 6 korrik. Një sfidë totalisht e hapur dhe mjaft interesante.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Java e fundit, verdiktet e sezonit

Bayern e mbyll me rekorde, shpëton Bremen