MENU
klinika

Solidarizimi

Wimbledon, 10 mln sterlina për 620 tenistë

15.07.2020 - 16:56

Siç dihet, turneu i Wimbledon këtë vit nuk do të zhvillohet për shkak të koronavirus. Kjo është hera e parë që prej vitit 1945 që në Londër nuk zhvillohet turneu më i rëndësishëm i fushave me bar në tenis, një nga eventet më të rëndësishme të këtij sporti.

Pavarësisht kësaj, organizatorët e turneut londinez kanë marrë vendimin që të paguajnë me 10 milionë stërlina 620 tenistë, të cilët nuk patën mundësi të luajnë në këtë edicion. Kjo shumë do të ndahet për tenistët më në nevojë, ata që mund të ishin në raundin e parë.

Ndihmë financiare do të përfitojnë edhe tenistët paraplegjikë, që luajnë në këtë turne çdo vit. “Ne e dimë që këta muaj kanë qenë të vështirë për sportin tonë dhe jemi të shqetësuar për këta njerëz. Shumë tenistë kanë probleme financiare në këtë periudhë, ndaj ne vendosëm t’u shpërndajmë atyre një shumë parash, në bazë të renditjes së tyre”, – tha Richard Lewis, shefi i Wimbledon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Thyhet' Serena Williams!

Halep shkruan historinë në Wimbledon!

Rinis gjithçka më 3 gusht

Edhe tenisi ka një kalendar sezonal