MENU
klinika

Për këtë janë shoqet!

Xhemi i kthen Evisit përgjigjen që s’ia dha Arbana Osmani!

07.07.2020 - 14:47

Mëngjesin e djeshëm, gjatë intervistës së saj në “Wake up”, Evis Mula tërhoqi vëmendjen me disa deklarata për Arbana Osmanin.

Teksa kujtonte kohët e 16 viteve më parë kur prezantonte “Top Fest 1”, u duk se Evisit i kishin ngelur ende disa pakënaqësi nga Arbana.

Madje, ajo u shpreh se Arbnaa ishte “tmerruar” kur kishte marrë vesh për të.

Këtyre thumbave të hapur nuk iu përgjigj vetë Arbana, por mikesha e saj e ngushtë Xhemi Shehu.

Teksa publikoi në InstaStory një foto me këtë të fundit, Arbana shkroi me humor krahas postimit:

“Në kërkim të një shoqeje të re”

Foton e tyre e ripostoi Xhemi në InstaStory, duke i shkruar moderatores:

“Evisi po të kërkonte.”

Duket se Evis Mula s’do të marrë asnjë përgjigje tjetër nga Arbana, përpos kësaj të ditës së sotme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ende i paska disa rezerva me Arbana Osmanin!

Evis Mula rikujton kohët kur prezantonte “Top Fest 1”