MENU
klinika

Burimet: Moderatorja ka firmosur dorëheqjen

Xhemi Shehu largohet nga “Portokalli”

11.07.2020 - 15:01

Pas më shumë se 15 vite në ekranin e “Top Channel”, moderatorja Xhemi Shehu duket se e ka parë të arsyeshme të shkëputet nga ky televizion.

Burime të brendshme dhe të sigurta thonë për Anabel.al se Xhemi Shehu është larguar nga “Top Channel”.

Ndonëse nga ana e Xhemit nuk ka ende një reagim, burimet theksojnë se bashkëpunimi është ndërprerë zyrtarisht pasi moderatorja ka firmosur dorëheqjen.

Lajmi i largimit të Xhemit vjen pak kohë pas zërave të pakonfirmuar të largimit të regjisorit Altin Basha dhe të një pjesë të aktorëve të programit të humorit, “Portokalli”.