MENU
klinika

Shekulli VI para Krishtit

Zbulohet në Jeruzalem vula antike persiane

01.07.2020 - 14:27

        Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vulë në Jeruzalem, që ka të ngjarë të datojë nga shekulli VI para Krishtit, njoftoi sot Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA).


Arkeologët besojnë, se gjetjet datojnë nga periudha persiane në Jeruzalem, pas shkatërrimit të qytetit nga babilonasit.


“Pavarësisht gërmimeve të shumta të kryera në Jeruzalem, deri tani gjetjet e zbuluara nga periudha persiane janë jashtëzakonisht të pakta dhe për këtë arsye na mungon informacioni në lidhje me karakterin dhe pamjen e qytetit gjatë asaj periudhe” – njoftuan studiuesit Yuval Gadot dhe Yiftah Shalev, në një deklaratë të përbashkët.

Sipas një njoftimi nga IAA, vula me madhësi 4,5 centimetra tregon një njeri, në dukje mbret, i ulur në një karrige të madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN