MENU
klinika

Fotografi

U gjet në Himarë, varreza tumulare e epokës së bronzit

06.07.2020 - 16:49

        Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të vonë, që i përket shekullit Xll-XV para Krishtit, është zbuluar sot në Himarë.

Është kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa i cili bën me dije se sot kanë qenë arkeologët e Vlorës që zbuluan gjatë një gërmimi arkeologjik shpëtimi varrezën tumulare.

Sipas Çipës, ky është zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në bregdetin jugor të Shqipërisë dhe tashmë, vendit i shtohet një tjetër zonë me varreza tumulare.

Statusi nga Aleksandër Çipa:

Ekskluzive! Ky eshte nje zbulim i madh!!!!! Shume, shume i madh per arkeologjine shqiptare dhe me gjere!!!!

Zbulim i ri arkeologjik ne Himare

-Arkeologet vlonjate zbulojne varrezen tumulare te shekullit XV-XII p. Kr-

Himare 6 korrik 2020

Nga nje germim arkeologjik shpetimi i realizuar se fundi ne Himare, nga Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore te Vlores dhe Instituti Kombetar i Trashegimise Kulturore eshte zbuluar nje varreze tumulare e periudhes se Bronzit te Vone (Shek. XV-XII p.Kr).
Sipas arkeologeve zbulimi eshte i nje rendesie te veçante, pasi eshte i pari sit arkeologjik i ketij lloji qe zbulohet ne bregdetin e Himares, duke i’a shtuar Hartes Arkeologjike te Shqiperise edhe nje zone tjeter me varreza tumulare. Ky eshte padyshim zbulimi i pare dhe kaq i rendesishem pas disa shekujsh ne token shqiptare ne bregdetin jugor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit