MENU
klinika

Dy herë kampioni i botës

Zyrtare, Alonso rikthehet në Formula 1

08.07.2020 - 12:09

Kur u largua, konfirmoi se po e bënte sepse ai kishte arritur çdo gjë që kishte ëndërruar, por tashmë gjithçka ka ndryshuar. Fernando Alonso është zyrtarisht pjesë e Formula 1.

Piloti 39-vjeçar ka menduar të rikthehet sërish në pistë për të përjetuar të tjera momente magjike në njëvendëshe, teksa ka firmosur një kontratë me skuderinë ku u shpall kampion, Renault. “Jemi të kënaqur të shpallim Fernando Alonson si pilot për vitin 2021” – shkruhet në faqen zyrtare të Renault në “Instagram”.

Dy herë kampioni i botës u largua nga Formula 1 në vitin 2018. Gjatë kësaj periudhe, spanjolli nuk ka qëndruar duarkryq, duke mos e hequr për asnjë moment këmbën nga gazi. Ai ka fituar 2 garat e fundit të Indianapolis 500 në drejtimin e një McLaren, sukses që kërkon ta përsëris sërish gjatë muajit gusht.

Eksperienca e gjatë e Alonsos në drejtimin e një makine të Formula 1 shihet si ogur i mirë për Renault që të rikthehet në nivele të larta, ndërkohë që Alonso shpreson që rikthimi të ngjall adrenalinën e përjetuar shumë vite më parë.

Gjithashtu, firma me spanjollin pritet të sjell shumë të ardhura në arkat e skuderisë franceze, e cila si çdo ekip i Formula 1 ka pësuar humbje të mëdha ekonomike gjatë kësaj periudhe. Tek Renault, Alonso do të gjejë si shok skuadre Esteban Ocon , teksa do të pasojë Riccardon, i cili do të garojë me McLaren duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN