MENU
klinika

Njihuni me rivalin

Zyrtare, Mike Tyson në ring më 12 shtator

24.07.2020 - 11:21

Mike Tyson wshtw rikthyer! Zërat e shumtë që kanë qarkulluar prej ditësh kanë marrë edhe formë zyrtare. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka konfirmuar rikthimin në ring. Legjenda e boksit do tw zbresw në ring me 12 shtator në Los Angelos në një duel me tetë raunde.

Të shumtë kanë ishin emrat që dëshironin të viheshin përballë tij, por garën e ka fituar një prej ikona të boksit botëror, Roy Jones JR. I cilësuar si një nga boksierët më të mirë të të gjithë kohërave, Jones u bë i njohur në vitin 2003.

Ai fitoi titullin e WBA për peshat e rënda, duke u bërë i pari boksier që fillimisht ishte shpallur kampion i peshave të mesme në 106 vjet. Më parë, 51-vjeçari u bë kampion i padiskutueshëm i peshave të lehta, duke unifikuar titujt WBA, WBC dhe IBF.

Gjatë karrierës së tij të sukseseve, Jones njihej për shpejtësinë e jashtëzakonshme të goditjeve, dinamik në ring dhe mjaft rezistent. Ky mund të cilësohet edhe si dueli i parë i veteranëve.

Tyson 54-vjeçar dhe do të ndeshet me Roy Jones Jr 51-vjeçar në një duel të tërin për t’u shijuar. Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi për stafet mjekësore në Amerikë që po merren me përballimin e covid-19, ndërkohë që ende mbetet të zbulohen shifrat që i kanë prishur mendjen dy ish-kampionëve për t’u rikthyer në ring.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e boksit po stërvitet fort

Tyson refuzon 20 mln dollarë për një ndeshje

Rrëfimi i legjendës së boksit

Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson