MENU
klinika

Italianët dominojnë me 5 dyshe goleadorësh

10 çiftet e shënuesve më të mirë në 5 ligat kryesore

07.08.2020 - 16:38

Serie A e këtij sezoni që sapo u mbyll ishte ndër më të bukurat e viteve të fundit, ku pati jo pak surpriza dhe rekorde. E mendonit për shembull që Sassuolo të kishte në radhët e saj një dyshe goleadorësh që radhitet në top-10 në 5 ligat kryesore evropiane?

Jeshilzinjtë mbyllën sezonin e tetë radhazi në Serie A, duke shënuar 69 gola në total, por 35 gola i shënuan dy futbollistë, Caputo 21 dhe Berardi 14. Kjo dyshe sulmuese renditet në vendin e 10 në Europë.

Vendin e parë e mban dyshja Lewandowski-Gnabry, që realizuan në total  46 gola, 34 polaku dhe 12 gjermani. Në vendin e dytë gjendet dyshja e Lazios, Immobile-Caicedo me 45 gola, 36 gola për italianin dhe 9 gola për ekuadorianin.

Vend i tretë shkon për dyshen e Juventusit, Ronaldo-Dybala, që realizuan 42 gola në total, 31 sulmuesi portugez dhe 11 ai argjentinas. Vend i katërt për dyshen e Barcelonës, Messi-Suarez, ku shënuan 41 gola, 25 Messi dhe 16 uruguajani.

Në vendin e pestë ndodhet dyshja e Leipzig, Werner-Schick me 38 gola. Vetëm vend i gjashtë për dyshen kampione të Liverpool-it, Salah-Mane, që realizon në total 37 gola. Pastaj renditen dy dyshe skuadrash italiane, Lukaku-Martinez të Interit po me 37 gola dhe Zapata-Muriel të Atalantës me 36 gola, të dy shënuan nga 18.

E habitshme pak dyshja e Manchester Cityt, Sterling-Aguero, me 36 gola, në vendin e nëntë, kur skuadra nënkampione e Anglisë shënoi në total 102 gola. Në këtë renditje interesant është fakt se janë 5 dyshe nga skuadrat italiane, ndërsa mungojnë dyshet sulmuese të Francës, kjo edhe për faktin se Ligue 1 u ndërpre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portierët që pritën më shumë 11-metërsha

Lojtarët që humbën më shumë penallti në shek.XXI