Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 172 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 506 mostrave, raporton Express.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.
Me këto raste, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 10 mijë e 419 raste, me gjithsej 341 raste të vdekjes./Gazeta Express