MENU
klinika

Investimi më i madh në 30 vite

25 mln euro për infrastrukturën portuale

15.08.2020 - 10:29

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo ka njoftuar se kredia e butë prej 90 milionë euro me qeverinë italiane do të përdoret në vlerën e 25 milionë euro në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimin.

Ai ka informuar se kjo kredi do të përdoret për rindërtimin e portit të peshkimit të Vlorës, të Shëngjinit dhe Durrësit. Sipas tij, 25 milion euro që do të shkojë për portet e peshkimit përbën investimin më të madh në sektorin e peshkimit në 30 vjet.

“Kredia e butë prej 90 milionë euro me qeverinë italiane do të përdoret në vlerën e 25 milion euro në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit. Kjo kredi do të përdoret për rindërtimin e portit të peshkimit të Vlorës, të Shëngjinit dhe Durrësit. 25 milion euro per portet e peshkimit është investimi më i madh për peshkimin në 30 vjet. Porti i Vlorës do të ribëhet pothuajse nga e para dhe është në vazhdën e investimeve që po kryhen në këtë port si merkato e tregtimit me shumicë, ndërtimi i kantierit së shpejti dhe thellimi i tij me fondet e buxhetit të shtetit vitin e ardhshëm”, bëri të ditur Kristo.

Qeveria italiane akordoi një fond prej 95 milionë euro, nga të cilat 5 milionë euro grant, për rindërtimin e objekteve publike që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Marrëveshja u nënshkrua 4 ditë më parë në Tiranë nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Ndryshimi i klimës, stresi financiar dhe covid-19

The Economist/ Fermerët e Amerikës përballen me presione

2019-ta u mbyll me humbje/ Buxheti faktik

Pas dy rishikimeve, mangësi në të ardhurat dhe shpenzimet

Deutsche Welle/ Çfarë e pret Gjermaninë?

Me borxhe rekord kundër krizës së Covid-19

RT/ Çfarë janë dosjet FinCEN? Raportet sekrete

Si janë përdorur bankat për të pastruar 2 trilionë dollarë?

Ndikimi në buxhetin e shtetit në 5 vitet e fundit

Largimet e padrejta nga puna, një kosto prej 90 mln dollarësh

“Karantina nxori 50 mijë të papunë”

Si u fundos ekonomia shqiptare në dy muaj?