MENU
klinika

Rikthehet karantina në Zelandën e Re

29 raste te në total pas 102 ditëve të mposhtjes së koronavirusit

14.08.2020 - 18:47

Kryeministrja e Zelandës së re, Jacinda Ardern, zgjati masat e karantinës në qytetin më të madh të vendit, në kundërpërgjigje të rishfaqjes së parë të koronavirusit në disa muaj. Liderja e Zelandës së Re tha se masat e karantinës në Auckland, vend prej 1.7 milionë banorësh, si dhe masa të distancimit social në të gjithë vendin, do të qëndrojnë për 12 ditë të tjera deri më 26 Gusht.

Reagimi i saj tejet i shpejtë vjen pas zbulimit të rastit të parë të infeksionit në 102 ditë, në një familje në Auckland. Që prej atëherë, zyrtarët kanë identifikuar një total prej 29 rastesh me koronavirus, të gjitha të lidhura me të njejtën vatër. Kufizimet aktuale të nivelit 3 në Auckland, që i kërkojnë njerëzve të qëndrojnë kryesisht në shtëpi si dhe kufizimet e niveilt 2 për të gjithë vendin, nuk janë aq të ashpra sa 5 javë të mbylljes së nivelit 4, që liderja vendosi më herët gjatë vitit.

Ardern tha se testimi i gjenomit ka treguar se përhapja e fundit e infeksionit përbën një tjetër varg të virusit fillestar në Zelandën e Re më herët gjatë vitit, ç’ka sugjeron se është I ri për vendin. Masat e karantinës do të rishikohen më 21 Gusht.