MENU
klinika

Ja ku do t’i kryejmë homazhet për Xhinon tonë!

29-vjeçari me Covid u vetëvra në spital, reagon për herë të parë nëna e tij

18.08.2020 - 16:17

Stilistja e njohur Lira Koça ka reaguar për herë të parë pas vdekjes tragjike të djalit 29-vjeçar, Xhino Koça.

Duke shprehur dhimbjen për humbjen e të birit, ajo u bën thirrje miqve dhe familjarëve që të respektojnë masat anti-Covid në homazhet që do të mbahen për 29-vjeçarin.

Një ngjarje e rëndë u raportua më 13 gusht nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku 29-vjeçari që i dha fund jetës.

Xhino Koça ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa në rrethana ende tronditëse mëngjesin e 13 gushtit u hodh nga kati i tretë i spitalit.

Xhino është djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.

Postimi i Lira Koça:

Te dashur Familjare dhe Miq, ne pamundesi per te pritur vizita ngushellimi ne ambjentet e shtepise, per shkak te masave anti-covid, Ju njoftojme se familja jone ka vendosur qe diten e diele me dat 23.08.2020, ne ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres) duke filluar nga ora 17:00, te presim vizita, te kryejme homazhe ne kujtim te Xhinos tone…

Lutemi te respektoni te gjithe masat anti-covid duke vendosur maske dhe ruajtur distancat. Falenderues nese do jeni pjese e kesaj perkujtimore te djalit tone te dashur. Me rrespekt Edlira dhe Leonard Koça.