MENU
klinika

Zjarr i përmasave të mëdha në Devoll

30 zjarrfikëse prej dy ditësh në luftë me flakët

01.08.2020 - 10:57

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej dy ditësh masivin pyjor te Sulit.

Burime nga bashkia e Devollit bëjnë të ditur se siperfaqja e djegur është e konsideruedhme pasi vatrat kanë qënë aktive prej dy ditësh.

Mësohet se 30 forca zjarrfikse janë angazhuar duke punuar intesivisht për izolimin e vatrave ndërsa momentalisht qëndron aktive vetëm një vater.

Në një terren mjaft të vështirë, forcat zjarrfikse po bëjnë të mundur izolimin e vatres aktuale me mjete rrethanore pasi në brëndësi të pyllit nuk kanë mundur të depërtojnë mjetet zjarrfikse.

Nga ana tjeter, burime bëjnë të ditur se ditën e djeshme ka pasur vatra zjarri edhe në fshatin Miras,në afërsi të kufirit, por është lokalizuar dhe fikur në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse greke.

Qytetarët kërcejnë dhe shijojnë festën

Rama publikon pamje nga Karnavalet në Korçë

U takua me autorët e krimit në Elbasan dhe qëndruan bashkë në një hotel

U vra dhe u hodh në rezervuar, zbulohen lëvizjet e 25-vjeçarit