MENU
klinika

Zbulojini

4 zgjidhje të shpejta nëse ju mbetet bojë flokësh në lëkurë ose duar

06.08.2020 - 07:06

Nëse lyeni flokët vetë ose të dikujt tjetër, sado të kujdeseni, mund të përfundoni me njolla boje në ballë, krahë, duar, veshë dhe ç’është e vërteta duhet pak kohë të largohen. Nuk e dimë se çfarë përdoni ju në raste të tilla, por ne kemi 4 zgjidhje që i zhdukin menjëherë njollat e bojës nga veshjet.

Vazelina

Aplikoni pak vazelinë në zonën e ballit dhe veshëve para lyerjes së flokëve. Nëse boja iu bie në krahë, mos e fërkoni lëkurën derisa ta ripni pasi ka zgjidhje të tjera.

Miksoni alkool me detergjent enësh: Zhysni një copë pambuk në alkool dhe më pas shtoni disa pika detergjent pjatash. Pasi të jenë përzier këta përbërës, aplikojeni tek njolla e bojës e cila do të zhduket.

Përzieni sodë buke me detergjent enësh: Alkoolin në rastin më lart mund ta zëvendësoni me sodë buke dhe do të ketë të njëjtin efekt tek njollat. Aplikojeni përmes një pecete duke fërkuar njollën.

Uthull: Do ta ndjeni pak në lëkurë, por uthulla funksionon shumë mirë kur bëhet fjalë për të larguar njollat e bojës.  Aplikojeni përmes një pambuku dhe mbajeni për tre deri pesë minuta.

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”